• Devoll

Fermerët e blegtorët e Devollit në protestë, shkak çmimi i ulët i shitjes së prodhimeve

Kostoja e lartë e prodhimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale, por edhe ulja e çmimit të shitjes së tyre ka detyruar fermerët e blegtorët e Devollit të protestojnë duke kërkuar ndryshimin e situatës. Në shenjë proteste fermerët nxorrën edhe traktorët para Drejtorisë së Bujqësisë në qytetin e Bilishtit, por nuk bllokuan rrugën. Ata treguan se baxhot ua marrin qumështin me 55 lekë, ndërsa kostot e tyre janë dy apo tre fish më të larta. E njëjta situatë është edhe me mishin, çmimi i shitjes së të cilit ka rënë mjaft për shkak të hyrjes në vend të produkteve të importit.

Fermerët kanë kërkuar nga qeveria:

  1. Barazim të TVSH për produktet bujqësore;
  2. Rimbursim për çdo litër qumësht;
  3. Naftë pa taksa për mjetet bujqësore;
  4. Fatura TVSH me çmim real nga pika e grumbullimit në ditën e dorëzimit të produktit;
  5. Subvencionim për farat dhe fidanët;
  6. Subvencionim për produktet organike.

Sipas fermerëve në rast se kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh ata do të përshkallëzojnë protestat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *