• Korça

Falet Fitër Bajrami. Një ndër festat më të rëndësishme për besimtarët myslimanë

Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, një ndër festat më të rëndësishme të këtij besimi fetar. Kjo festë vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit myslimanët agjërojnë për 30 ditë në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj zotit. Ceremonia e Fitër Bajramit është mbajtur në xhaminë e “Iljaz Bej Mirahorit”, ku në orën 6 e 40 minuta është falur namazi ndërsa ceremonia është drejtuar nga Myftiu i zonës së Korçës Ledian Çikalleshi.

Gjatë fjalës së tij, Myftiu uroi gjithë besimtarët për Fitër Bajramin dhe shprehu dëshirën që gjithë sakrificat e tyre të pranohen nga allahu.

Falja e namazit të Bajramit është një detyrim i domosdoshëm për çdo besimtar.

Në këtë ditë të shenjtë, ata urojnë njëri-tjetrin ndërsa shprehen se gjithmonë duhet të jenë bashkë dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin duke bërë vepra të mira.

Muaji i madhërueshëm i Ramazanit, përveç adhurimit të allahut dhe kërkesës së faljes prej tij, përcjell dhe një mesazh të rëndësishëm që është ai i unitetit. Vetë agjërimi shërben për të kuptuar se sat ë dobët jemi nëse nuk ushqehemi, e kjo për të kuptuar vuajtjet që kalojnë personat e varfër, ndaj dhe është e rëndësishme të ndihmojmë njëri-tjetrin kur ndodhemi në vështirësi, të ndahen të mirat së bashku si edhe për të kuptuar gjithashtu, se sa e rëndësishme është të qenit altruist.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *