Dekani i Fakultetit të Bujqësisë rendit dy arsye për plotësimin e kuotave në këtë vit akademik.
Disa nga studentët e vitit të parë thonë se e zgjodhën Fakultetin e Bujqësisë për shkak bizneseve familjare në bujqësi e blegtori, për të cilat ata kërkojnë të specializohen.
Në këtë ditë të parë të vitit akademik studentët e vitit të parë në të gjitha programet e studimit të Fakultetit të Bujqësisë bënë edhe një prezantim me pedagogët të cilët shpjeguan të gjitha mundësitë që do të kenë për të rritur nivelin e njohurive të tyre por edhe për tu punësuar.