• Korça

Endokrinologjia dhe diabetologjia/ Zhvillohet konferenca kombëtare në Korçë

Njohja e problematikës që ka diabeti në Shqipëri, problemet e tiroides, obeziteti e problemet e hipofizës kanë mbledhur në një konferencë kombëtare anëtarë të shoqatës së endokrinologjisë dhe diabetologjisë, si dhe mjekë, infermierë e pedagogë.

Ne jemi duke punuar me kolegë shqiptarë për shumë vite, pasi kjo është diçka që ka nisur të ndërtohet më shumë se 10 vjet më parë. Ne besojmë fort në bashkëpunimin ndërmjet gjithë kombeve në zonën e Ballkanit. Edhe shoqata europiane e endokrinologjisë insiston në forcimin e lidhjeve ndërmjet kolegëve. Në këtë këndvështrim kjo konferencë është shumë e rëndësishme. Ajo ka të bëjë me çështjet e endokrinologjisë, me gjëndrat tiroide, pankreasin, si dhe me çështjet që kanë të bëjnë me riprodhimin. Një kujdes i veçantë do i kushtohet diabetit.

Presidentja e shoqatës së Endokrinologjisë dhe Diabetologjisë Violeta Hoxha tha se kjo është konsideruar si konferenca e të rinjve, pasi një pjesë e mirë e prezantimeve iu është besuar pikërisht mjekëve të rinj.

Konferenca këtë vit është zhvilluar në qytetin e Korçës duke zgjatur punimet e saj në dy ditë, për të diskutuar kështu të gjitha problematikat endokrinologjike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *