• Maliq

Eleminohet shkolla me dy turne, investim në ish pallati i kulturës në Pojan

Ish pallati i kulturës në Pojan së shpejti do të vihet në funksion të shkollës së mesme, kjo me qëllim eleminimin e mësimit me dy turne. Kjo godinë e cila ndodhet në krah të shkollës së mesme prej vitesh është degraduar dhe është lënë pa asnjë funksion. Bashkia e Maliqit ka menduar që përmes një investimi nga buxheti i shtetit të rikonstruktojë ish pallatin e kulturës dhe brenda tre apo katër muajsh të kthehet në një ambjent shkollor me klasa për zhvillimin e mësimit. Kryebashkiaku Gëzim Topçiu tregon se ky investim ka ardhur edhe si një kërkesë e vetë mësuesve dhe nxënësve me qëllim eleminimin e mësimit me dy turne që zhvillohet prej kohësh në shkollën e Pojanit, për shkak të numrit të madh të nxënësve dhe mungesës së ambjenteve shkollore.

Aktualisht ky investim është në fazë prokurimi me vlerë totale 53 milionë lekë dhe pritet që shumë shpejt të nisin punimet për rikonstruksionin e godinës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *