• Korça

Ekspozohen Monedhat Bizantine/ Pjesë e ekspozitës së përhershme të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë

Në ambientet e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë janë ekspozuar disa monedha Bizantine, të cilat do të jenë tashmë pjesë e ekspozitës së përhershme të muzeut si dëshmi e qarkullimit të pasur monetar të monedhave Bizantine ndër shekuj në Shqipërinë e ndodhur midis Perandorisë perëndimore të Romës dhe më vonë asaj lindore, Bizantit.

Monedhat Bizantine, konsistojnë në monedha ari, argjendi, bronxi apo dhe metale të tjera. Figurat mbi to paraqesin shenjtorë dhe perandorë, sipas periudhave përkatëse. Në shkrimet e tyre, gjenden dhe shkronja, data apo simbole në gjuhën latine dhe në greqishten e vjetër.

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar është një vlerë e trashëgimisë sonë kulturore dhe një nga muzetë më të vizitueshëm në Shqipëri. Viti 2023 shënoi numrin më të lartë të vizitorëve por edhe muajt e parë të 2024-ës, po konfirmojnë trendin në rritje të tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *