• Devoll

Ekspozitë me vegla muzikore, Valltari i njohur Luan Muzikanti mban gjallë traditën e Devollit

Vjen nga një familje muzikantësh ndërsa kërkon që traditën ta përcjellë brez pas brezi. Ky është valltari i njohur nga Devolli Luan Muzikanti. Stërgjyshi i tij, Xhafer Muzikanti ishte njohës i mirë i veglave muzikore, llahutës dhe fyellit, gjyshi Et’hem muzikanti trashëgoi nga i ati dëshirën për muzikën duke u bërë një muzikant që luante në llahutë, valltar e këngëtar me emër. Babai i Luanit, Hajdër Muzikanti ishte ai që ngriti lart emrin e Devollit, pasi si një valltar profesionist, ai përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin Botëror të Rinisë në Moskë në 1957. Pas kësaj, çmimet e vlerësimet ishin të njëpasnjëshme. Dashurinë për artin e trashëgoi djali i tij Luani, i cili përveçse valltar, është dhe një njohës i mirë i veglave muzikore. Disa prej tyre ai i krijoi vetë dhe sot, në qytetin e Bilishtit ai ka hapur një ekspozitë të veçantë me një larmi veglash muzikore, thënë ndryshe një “muze” të kulturës devollite. Ai na rrëfen se krijimin e veglave muzikore e ka mësuar nga xhaxhai i tij Lame Muzikanti, pjesëtar i Orkestrës Frymore dhe Ansamblit të Ushtrisë, i cili jo vetëm që ishte një instrumentist i zoti, por dhe krijues i veglave muzikore.

Kultura e të parëve muzikantë në Devoll, fisit muzikanti do të lihet si një trashëgimi e vyer jo vetëm për zonën e Devollit, por për të gjithë Shqipërinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *