• Pogradec

Eksplorimi i shtigjeve të Pogradecit/ Të rinjtë vizitojnë shtigjet malore me biçikleta sportive

Të rinjtë Pogradecarë kanë marrë një nismë mjaft interesante për të vizituar dhe promovuar shtigjet malore të zonës. ata kanë zgjedhur mountain bike për të ushtruar  pasionin e tyre, ku me biçikleta sportive kanë shkelur monumentet e natyrës dhe të kulturës. Ky lloj sporti e ofron këtë mundësi me pak vështirësi dhe shumë adrenalinë duke ofruar një pamje tjetër të Pogracedit. Të rinjtë thotë se kjo nisi si një dëshirë vetjake por rrugës iu bashkuan edhe të rinj të tjerë.

Të rinjtë janë mahnitur nga bukuritë që ofron zona duke shkelur territore të pavizituara më herët prej tyre.

Nëpërmjet këtij sporti, këta të rinj kanë arritur të krijojnë edhe një bazë të dhënash dhe shtigjesh të cilat iu shërbejnë për promovimin e këtyre zonave edhe për turistët e huaj që janë të apasionuar pas natyrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *