• Korça

“Ekipet Sportive në Shkolla”. Nisin ndeshjet eleminatore të kampionatit në volejboll dhe basketboll

Këtë të hënë kanë nisur ndeshjet eleminatore të kampionatit të ekipeve sportive në shkolla, në kuadër të projektit me të njëjtin emër, në disiplinat volejboll dhe basketboll. Projekti i cili është iniciuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, mbështetet nga qeveria shqiptare dhe është duke u zbatuar në 61 bashki të vendit, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale dhe Ministrinë e Rinisë dhe Fëmijëve. Ekipet fituese të këtij kompeticioni, do të përfaqësojnë qarkun e Korçës në Kampionatin Kombëtar që do të zhvillohet së shpejti. Ky projekt ka për qëllim masivizimin e sportit në shkolla dhe edukatën sportive në përditshmërinë e të rinjve dhe pritet që në vijimësi të përfshihen edhe disiplina të tjera.

Prej fillimit të këtij viti shkollor në shkollat e qarkut të Korçës janë ngritur ekipet sportive, të cilët me mbështetjen e trajnerëve janë përgatitur në dy disiplina  volejboll dhe basketboll.

Në qarkun e Korçës janë ngritur 44 ekipe, ku  marrin pjesë rreth 760 nxënës nga shkollat 9-vjeçare dhe të mesme. Ky është një projekt që synon të krijojë elitën e ardhshme të sportit elitar në vendin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *