Ekipet shqiptare kanë shkëlqyer sonte në Champions League duke bërë paraqitje mjaft të mira. Ballkani i Ilir Dajës ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 gjigandin bullgar Ludogoretsin në ndeshjen e vlefshme për turin e parë ne Ligen e Kampioneve. Sfida u zhbllokua përpara fundit të pjesës së parë me Korenicën që shkundi rrjetën e Padt. 45 minutat e para u mbyllën me avantazhin e ekipit të Dajës. Pjesa e dytë ishte dhe më e mirë për vendasit të cilët arritën të shënojnë edhe golin e dytë. Në minutën e 55′ Zyba e ktheu në gol asistin e Korenicës. Me këtë fitore spektakolare kampionët e Kosovës janë me një këmbë në turin e dytë të Champions-it.
Partizani Bate Borisov 1-1
Ndërkaq, Partizani e ka mbyllur në barazim 1-1 ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të Ligës së Kampioneve ndaj BATE Borisov. Skuadra e Zekiç ka dominuar ndaj bjellorusëve, por është detyruar që të rikuperojë për të siguruar të paktën një rezultat pozitiv nga sfida në shtëpi. Pritej një ndeshje me miqtë më në formë, pasi janë në mes të kampionatit por përtej minutave të parë, ka qenë Partizani që ka dominuar duelin. Në fund, të kuqtë u desh të kënaqeshin me barazimin 1-1, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e javës së ardhshme, e cila luhet në transfertë.
Lini një Përgjigje