Edukimi mbi median dhe informacionin tashmë është bërë pjesë e kurrikulave të programeve të studimit që përgatisin mësues, kryesisht të programeve të ciklit të dytë në universitetin e Korçës. Kjo lindi si një domosdoshmëri pasi të rinjtë e sotëm, përdorin internetin dhe rrjetet sociale si burim të përditshëm informacioni. Ndaj dhe për këtë nevojitet më shumë aftësi dhe kujdes në mënyrën e të lexuarit kritik të përmbajtjeve në internet.
Njohuritë mbi edukimin mediatik sipas Saraçit duhet të përfshihen edhe në programet e tjera të studimit.
Aktualisht në universitetin e Korçës “Edukimi mbi median dhe informacionin” është përfshirë në programet lëndore të dy fakulteteve atë të Edukimit dhe Filologjisë dhe në fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Humane që ofrojnë programe studimi të mësuesisë.