• Korça

“Edukim Fizik dhe Sporte”/ Zhvillohet konkursi i testit praktik për këtë program studimi

Është zhvilluar këtë të hënë në mjediset e Qytezës së Femijëve në qytetin e Korçës testi praktik për programin e studimit “Bachelor” në “Edukim Fizik dhe Sporte”, për vitin akademik 2023-2024. Interesi i të rinjve për tu regjistruar në këtë program studimi edhe këtë vit ka qënë i lartë. Kanë qënë 49 nxënës pjesëmarrës në konkurs, ndërsa kuota për këtë program studimi që ofron universiteti “Fan Stiljan Noli” në Korçë, për këtë vit të ri akademik është 35 plus 5 nga studentët e trojeve shqiptare jashtë vendit. Sipas pedagogut Julian Shishi, përveç interesit të shtuar të të rinjve për të ndjekur studimet në këtë program dhe mesatares së kënaqshme, vihet re edhe një përgatitje e mirë fizike e tyre.

Nxënësit pjesëmarrës në këtë konkurs tregojnë arsyet pse kanë zgjedhur të ndjekin studimet në programin “Bachelor” në “Edukim Fizik dhe Sporte” duke u shprehur se ndihet konkurrenca mes tyre.

Programi “Bachelor” në “Edukim Fizik dhe Sporte” është një program i ri i hapur para 4 viteve në Universitetin “Fan Stiljan Noli” në Korçë, duke qënë një nga degët e preferuara të maturantëve. Raporti i pikëve të fituara në konkurrimin praktik dhe notës mesatare do të jetë: 40% për notën mesatare dhe 60%  për testet praktike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *