• Korça

Edicioni i 10-të i “Vox Baroque”. Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Baroke ndalet në fundjavë në Korçë

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Baroke vjen në edicionin e tij të 10-të në qytetin e Korçës. Ky përvjetor është hapur me interpretimin e “Viaggio intorno a farinelli”, muzikë e dedikuar zërave kastrat.

Ky edicion i kushtohej Carlo Maria Michelangelo Nicola, i njohur me pseudonimin “Farinelli”, i cili ishte një nga kastratët më të famshëm të shek të 18-të, i cili arrinte me zërin e tij deri në 3 oktava e gjysëm. Për drejtorin e Festivalit Jusuf Beshiri, rrugëtimit të Vox Baroque nuk kishte si t’i mungonte Korça, një qytet me një public që e do artin.

Ky festival vjen në bashkëpunim me Ansamblin Barok të Forcave të Armatosura ndërsa është drejtuar nga dirigjenti e cembalisti, Stefano Demicheli.

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Baroke “Vox Baroque” synon gërshetimin mes përhapjes së repertorit antik rigorozisht të ekzekutuar sipas rregullave të traktateve të kohës dhe inciativave alternative promovuese të atyre artifakteve pjesë të trashëgimisë kulturore kombëtare. Ky Festival mbetet aktiviteti i vetëm në llojin e tij në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *