• Korça

E Diela e Dafinave. Besimtarët ortodoksë kremtojnë hyrjen e Jisu Krishtit në Jerusalem

Dafina është cilësuar si dega që sjell paqe dhe aromë mirësie. Me to në duar, besimtarët ortodoksët i janë drejtuar kultit të tyre fetar. E diela e sotme për besimtarët ortodoksë është dita e parë e Javës së Madhe ose të Zezë, pasi është java nga nisin vuajtjet e Krishtit. Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në qytetin e Korçës është kremtuar dita e futjes së Jezusit në Jeruzalem dhe kjo njihet si Dita e Dafinave. Emri i tillë është përkthimi i palmave, i cili vjen nga pritja që besimtarët i bënë Zotit të tyre. Mesha e shenjtë e kësaj të diele është mbajtur nga Mitropoliti i Korçës, Hirësia e tij Imzot Joan Pelushi.

Pas liturgjisë hyjnore janë shpërndarë e bekuar dafina.

Përpara festimit të Pashkës, ortodoksët do të festojnë të Enjten e Madhe, që është Darka e Fundit e Krishtit, të Premten e Zezë dhe Ngjalljen në të gdhirë të së dielës së ardhshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *