Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në qytetin e Korçës është kremtuar këtë të dielë dita e futjes së Jezusit në Jeruzalem dhe kjo njihet si Dita e Dafinave. Emri i tillë është përkthimi i palmave, i cili vjen nga pritja që besimtarët i bënë Zotit të tyre. Mesha e shenjtë e kësaj të diele është mbajtur nga Mitropoliti i Korçës, Hirësia e tij Imzot Joani.
Pas liturgjisë hyjnore besimtarët kanë marrë me vete dafina, për më shumë shëndet në familjet e tyre.
Përpara festimit të Pashkës, besimtarët ortodoksë do të festojnë të Enjten e Madhe, që është Darka e Fundit e Krishtit, të Premten e Zezë dhe Ngjalljen në të gdhirë të së dielës së ardhshme.