85-vjeçarja Kimete Bylykbashi ka ngritur një lulishte në oborrin e pallatit ku ajo jeton në qytetin e Korçës. Para 12 vitesh bashkëshorti i saj nisi të mbillte lulet e para, trëndafilat, e më pas Kimetja vit pas viti shtoi shumëllojshmërinë e luleve duke krijuar një ambjent të gjelbëruar e çlodhës për syrin. Ajo na rrëfen se kanë ardhur nga Suhareka e Kosovës në qytetin e Korçës rreth viteve ’60 dhe menjëherë përqafoi kulturën e traditën e këtij qyteti që shquhej për pastërti si dhe për dashurinë ndaj luleve.
Tashmë në këtë kopësht ka rreth 200 lloje lulesh, 100 rrënjë trëndafilash si dhe disa pemë, e pavarësisht vështirësisë së moshës, 85-vjeçarja vijon të kujdeset me shumë dashuri.