Bibliotekës publike Thimi Mitko të Korçës së shpejti do i shtohen edhe dy shërbime të tjera në fushën e teknologjisë, duke ofruar edhe më shumë mundësi për lexuesit por edhe të rinjtë e tjerë të qytetit për ta përdorur këtë bibliotekë moderne. Bashkia e Korçës është duke punuar për krijimin e një podcasti, i cili do të vihet në dispozicion të qytetarëve por kryesisht të rinjve për të diskutuar tematika të ndryshme.
Një tjetër sfidë për bibliotekën publike të qytetit të Korçës është edhe krijimi i një aplikacioni për të gjithë informacionin që ndodhet në bibliotekë, duke zhvilluar kështu edhe më shumë web-in e këtij institucioni.
Puna për këto shërbime të reja ka nisur dhe pritet që së shpejti ato të vihen në funksion të lexuesve dhe të rinjve të qytetit të Korçës e më gjerë.