Kryebashkiaku i Devollit, njëheresh kandidat i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit në vijim të takimeve elektorale ka qenë në Eçmenik duke shpalosur për banorët programin për katër vitet e ardhshme. Ai ka premtuar rikonstruksionin e rrugës Eçmenik Stropan si dhe asfaltimin e lagjeve të fshatit. Në Eçmenik, për një tjetër bashkëbisedim të hapur me banorët për programin tonë “Devolli 2023-2027”, i miratuar nën kujdesin e kryeministrit Rama për t’i dhënë një hov të ri fshatit dhe gjithë krahinës që sigurisht nuk ka kohë për të humbur.
- Pas një përpjekje të gjatë për të siguruar fondet e nevojshme bashkë me skuadrën time, jam i lumtur t’i jap banorëve lajmin e mirë se rruga Eçmenik-Stropan është ndër më prioritaret ku do t’i japim fund njëherë e mirë gropave 30-vjeçare.
- Gjithashtu, pas fazës së parë ku fokus qenë sfidat më emergjente si kanalizimet, ujësjellësi dhe çakullimi i rrugëve, radhën e ka asfaltimi i lagjeve të cilat duhet t’i shndërrojmë në modelet më të mira.
Nuk është e thjeshtë që një bashki e vogël të qëndrojë ballë lartë pas faturave që na lanë peshqesh borxhlinjtë e vjetër, pas tërmeteve që lëkundën financat e shtetit, pas pandemisë që izoloi botën dhe pas luftës në Ukrainë që pasoi një rritje të frikshme çmimesh në tregun ndërkombëtar e vendas. Vërtet ja dolëm mos e humbisnim busullën, por ama vetë kohët e vështira bënë që ne të bëjmë aq sa mundej dhe jo aq sa dëshironim, edhe pse gjithçka që kemi arrirë s’ka asnjë ngjashmëri me hemoragjinë fatale që na lanë paraardhësit tanë. Falenderoj banorët për vlerësimet, opinionet, kritikat apo sugjerimet për të thelluar proceset tona në zbatimin e programit “Devolli 2023-2027”, është shprehur Duro gjatë takimit me banorët.