10 pallate në fshatin Drithas të Maliqit do të termoizolohen duke përmirësuar ndjeshëm efiçiencën e energjisë por edhe duke marrë një pamje bashkëkohore. Projekti është fituar nga bashkia e Maliqit me vlerë rreth 20 milionë lekë dhe pritet të nisë zbatimin së shpejti.
Aktualisht është duke u punuar për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga banorët përreth këtyre pallateve, ndërsa pritet që po në këto pallate të ndërhyhet edhe në rehabilitimin e çative.
Pallatet në fshatin Drithas të Maliqit janë ndërtuar në kohën e komunizmit, më tepër se 50 vjet më parë dhe prej asaj kohe nuk kanë pasur ndërhyrje në fasadën e tyre.