• Korça

Drama “Shtëpi kukulle” në teatrin e Korçës/ Nxënësit e shkollës “Fuat Babani” ngjitin në skenë kryeveprën e Ibsenit

“Shtëpi kukulle”, një ndër veprat më të njohura të shkrimtarit norvegjez, Henrik Ibsen, është vënë në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” të Korçës, nga nxënësit e shkollës së mesme “Fuat Babani” në qytetin e Bilishtit. Me inisiativën dhe mbështetjen e mesueses së gjuhës dhe letërsisë Blerina Bejleri, nxënësit kanë sjellë këtë dramë për publikun me një interpretim të shkëlqyer.

Nxënësit që kanë interpretuar në këtë shfaqje na tregojnë për emocionet dhe mesazhet që përcjell kjo vepër.

Ky realizim teatror jo vetëm që ka përmbushur një ëndërr të nxënësve, duke u dhënë atyre mundësi të shfaqin talentin e tyre, por shërben edhe si një mënyrë për t’i afruar të rinjtë sa më shumë me artin dhe kulturën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *