• Korça

“Dokumenti zyrtar dhe gjuha”/ Probleme të shumta gjuhësore në dokumentat zyrtare

Dokumentat zyrtare kanë një sërë problemesh në shkrimin e tyre, duke nisur nga përdorimi i fjalëve të huaja por edhe mosrespektimi i rregullave të drejtshkrimit. Një gjë e tillë është vënë në dukje ditën e sotme gjatë një workshopi të zhvilluar në Universitetin Fan Noli në Korçë në kuadër të javës së drejtshkrimit. Sipas Prof. as. dr Elona Çeçe gjuha e administratës shikohet edhe si një mjet për edukimin e kombit prandaj duhet të funksionojë në standardin e duhur.

Ekspertët e gjuhës ngrenë shqetësimin e nivelit të ulët të përvetësimit të gjuhës shqipe në shkolla e universitete, çka reflektohet më pas edhe në dokumentat zyrtare nga punonjësit e administratës.

Është viti i dytë që Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë pranë Universitetit Fan Noli organizon javën e drejtshkrimit. Një vit më parë është kryer një takim me gazetarë për probleme të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, ndërsa këtë vit i është kushtuar rëndësi pikërisht gjuhës në dokumentat zyrtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *