• Raportime

Doket dhe zakonet e “Odës mokrare”. Aktivitet artistik për të shpalosur vlerat e zonës

Doket dhe zakonet e “Odës mokrare”, ishte aktiviteti i zhvilluar në fshatin Rodokal i Epërm. Fshat në të cilin gjendet një vendbanim i hershëm i periudhës qytetare ilire, ku një rol të rëndësishëm në zhvillimin e tij të dikurshëm ka luajtur edhe afërsia me qytetin ilir të Selcës së Poshtme. Në të, kalonte rruga e rëndësishme që lidhte Ilirinë dhe Maqedoninë e Greqinë, vazhdimi i rrugës së Kandavisë. Kjo pjesë e Mokrës mbetet një nga zonat me një folklor të pasur ndaj nxënës e mësues kanë organizuar një aktivitet për të shpalosur ritet, doket dhe zakonet e dasmës mokrare

Aktiviteti krahas këngëve e valleve, solli edhe një panair me gatime tradicionale të zonës të gatuara nga fëmijët e prindrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *