Kërkesat më të larta për divorc në Qarkun Korçë, regjistrohen nga emigrantët. Largimi nga vendi kryesisht për shkaqe ekonomike bën që institucioni i familjes të mos mundet të ruajë baza të forta e më pas çifti përfundon në zgjidhje martese. Sipas Kryetarit të dhomës rajonale të avokatisë në Korçë Arben Lena, një shtim i ndjeshëm i rasteve të divorceve është regjistruar pas periudhës së pandemisë ndërsa rendit disa prej shkaqeve që çojnë në zgjidhje e martesës.
Situata komplikohet më tej në rastet kur martesa ka përfunduar me vite dhe kanë ardhur në jetë fëmijë me partner të tjerë.
Më tej Lena shton se pjesa më e madhe e divorceve kryhen vetëm me një seancë ndërmjetësimi pasi përgjithësisht çiftet bien në konsensus për zgjidhjen e martesës, ndërsa nuk përjashton rastet e tërheqjes nga ky vendim të çifteve të reja.
Sa i takon çifteve të vjetra, nuk shënohet asnjë rast i tërheqjes nga vendimi për t’u divorcuar.