• Korça

Dita Ndërkombëtare e Vajzave/ Nxitja e vajzave për të zgjedhur një profesion

Bëhu profesioniste u titullua aktiviteti i zhvilluar nga Shkolla Profesionale e Shërbimeve në Korçë, sot në ditën ndërkombëtare të vajzave. Një grup vajzash të kësaj shkolle por edhe vajza nga shkollat nëntëvjeçare u drejtuan pranë institucioneve dhe bizneseve për të parë nga afër dhe për të kryer procese konkrete të profesioneve që ato kanë zgjedhur apo që mund të zgjedhin.

Nxitja e vajzave për të zgjedhur një profesion është qëllimi i këtij aktiviteti që është mbështetur edhe nga shoqata Unë Gruaja.

Shkolla profesionale e Shërbimeve në Korçë është në proces promovimi duke bashkëpunuar edhe me shkollat nëntëvjeçare, ku mësuesit e karrierës janë duke nxitur zgjedhjen e profesioneve:

Zgjedhja e një profesioni konsiderohet një zgjedhje e zgjuar për të rinjtë për shkak të kërkesave të larta që ka tregu i punës për profesionistë të fushave të ndryshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *