8 prilli shënon ditën ndërkombëtare të Romëve dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballet ky komunitet në shoqëri. Në qytetin e Korçës në lagjen “Kulla e Hirit” jeton prej vitesh një komunitet rom dhe egjiptian. Pjesa më e madhe e tyre, kërkojnë në këtë ditë mbështetje për të siguruar një vend pune. Kryetari i Shoqatës së Romëve thotë se mungesa e punës ka bërë që shumë familje të emigrojnë
Ndërkohë në kuadër të kësaj dite, me qëllim nxjerrjen në pah të traditave e kulturës rome, në shkollën 9-vjeçare “Naim Frashëri” është zhvilluar një aktivitet
Romët kanë zhvilluar traditat e tyre në muzikë, poezi, kërcim dhe pikturë. Kërcimi tradicional është një element i rëndësishëm i kësaj kulture në të cilin kanë ruajtur dhe elemente nga India