• Korça

Dita Ndërkombëtare e Maleve/ Moratoriumi i pyjeve ka sjellë rimëkëmbjen e habitateve

Moratoriumi i pyjeve ka ndikuar pozitivisht në rimëkëmbjen e habitateve. Së pari në rigjenerimin dhe shtimin e sipërfaqeve pyjore si dhe në rikthimin e kafshëve të egra në zonat e mbrojtura, të cilat për fat të keq rrezikonin zhdukjen. Sipas drejtorit të Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Korçë Gjergji Koki, e gjithë kjo ka ardhur edhe për shkak të monitorimit të këtyre zonave me kamera kurth, por edhe me shërbimin satelitor, duke marrë kështu një informacion në kohë reale.

Për të rikthyer sipërfaqet pyjore të dëmtuara Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura ka ndërrmare edhe një nismë për mbjelljen e fidanëve të rinj.

11 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Maleve, ditë që shërben për ndërgjegjësimin e vazhdueshëm mbi rëndësinë e maleve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit të tyre për të ruajtur cilësinë e jetës së njerëzve. Në këtë ditë është mbajtur edhe një takim me studentë e pedagogë të universitetit të Korçës, për të rritur vëmendjen e gjithë aktorëve që mund të ndikojnë në përmirësimin e ekosistemit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *