• Korça

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare/ Aktivitet me nxënësit e shkollave për të nxjerrë në pah rëndësinë e gjuhës

Dramatizimi i filmit “Udha e shkronjave”, interpretimi i një poezie për gjuhën shqipe nga Thimi Mitko, eseve dhe këngëve të ndryshme ishin pjesë e një aktiviteti të mbajtur me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. Mesazhi që vjen në këtë ditë është që çdo individ duhet të japë kontributin e tij për mbrojtjen dhe zbatimin e drejtë të normave dhe rregullave gjuhësore. Nxënës të shkollave “Sevasti Qirjazi” e “Mësonjëtorja e parë shqipe”, përcollën mesazhe të ndryshme mbi rëndësinë që ka mësimi i gjuhës.

Aktiviteti u mbështet nga biblioteka publike e qytetit të Korçës, ku ndër të tjera, u çel edhe një ekspozitë e veçantë.

Kjo ditë vjen si një mundësi për të promovuar diversitetin gjuhësor dhe kulturor e për të punuar për të ruajtur këto dallime në gjuhë e kultura që promovojnë tolerancën dhe respektin për të tjerët.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *