Në kuadër të ditës ndërkombëtare të filozofisë Departamenti i Shkencave Sociale në universitetin “Fan Stiljan Noli” në Korçë ka organizuar një seminar me temë “Njeriu njëdimensional dhe sfidat e shekullit të XXI”. Ky aktivitet kishte për qëllim të vendoste në fokus reflektimin mbi njeriun në shoqërinë e sotme dhe dinamikat e zhvillimit të tij nën ndikimin e shumë faktorëve socialë, kulturorë, psikologjikë, historikë, ekonomikë, politikë, etj.
Ky aktivitet është kthyer tashmë në një traditë të përvitshme për Departamentin e Shkencave Sociale, për për të nderuar reflektimet filozofike dhe inkurajur njerëzit të ndajnë mendimet e tyre. Këtë vit pjesë e këtij seminari ishin pedagogë e studentë si dhe nxënës të gjimnazit “Themistokli Gërmenji” në qytetin e Korçës.