Me “Lëndinën e lotëve” lidhet emigrimi jo vetëm i banorëve të Korçës, por dhe rretheve të tjera të juglindjes. Pedagogia e Universitetit “Fan S.Noli” në Korçë Alba Kreka na tregon se kulmi i emigracionit është shënuar në shek XX.
Emigracioni është një fenomen që ka prekur gjerësisht shoqërinë tonë, edhe tek moshat e reja. Shumë emigrantë nga Korça në ditët e sotme jetojnë e punojnë në vendet fqinje si Greqia, Maqedonia e Veriut e më gjerë.