• Korça

Dita Kombëtare e Rumanisë/ Prezantohen tre botime për arumunët

Tre botime që përfshijnë personalitetet arumune të të gjithë Ballkanit, si dhe studime për jetën dhe veprimtarinë e tyre janë promovuar sot në Korçë me rastin e Ditës Kombëtare të Rumanisë.

Kanë qenë të pranishëm anëtarë të minoritetit arumun të Korçës si dhe përfaqësues nga universiteti i Bukureshtit, disa prej të cilëve kanë kryer një pjesë të studimeve për personalitetet arumune:

“Kam ardhur këtu për të promovuar librin tim, i cili është financuar nga vetë arumunët. Është një kërkim që kam kryer sëbashku me studentët e Bukureshtit, për të evidentuar arumunët në të gjithë Ballkanin, kudo ku ata kanë vepruar e lëvizur. Ne kemi kërkuar në arkiva, në biblioteka dhe në terren duke prezantuar sot këtë botim për komunitetin këtu”.

Të treja këto botime janë promovuar në mjaft qytete të vendit, ndërsa pritet të udhëtojnë në të gjithë Ballkanin për tu prezantuar para komunitetit arumun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *