Është rikthyer këtë të hënë Akademia Verore e organizuar nga universiteti “Fan Noli” me pjesmarrjen e studentëve nga Korça, Kosova, Greqia e Bullgaria. “Gjuhët në kontakt, kufijtë gjuhësorë dhe kufijtë shtetërore” ka qënë tema e modulit të rradhës mbajtur nga Prof. Pandeli Pani nga Instituti Gëte, i cili është edhe një prej partnerëve të këtij organizimi.
Më pas studentët kanë ndjekur edhe modulin e rradhës që kishte të bënte me fondin digjital të bibliotekës “Thimi Mitko” në Korçë, leksion që është mbajtur nga drejtorja e këtij institucioni. Po ashtu studentët janë njohur nga afër edhe me ambientet dhe shërbimet që ofron bliblioteka e publike e qytetit.