• Korça

Dita e Shkopit të Bardhë, marshim sensibilizues në Korçë

Këtë të dielë në qytetin e Korçës, është organizuar një marshim sesibilizues në kuadër te “Ditës se Shkopit të Bardhë”, për personat e verber, te cilët nëpërmjet këtij aktiviteti synojnë të ngrenë problematikat e tyre, të cilat i hasin në përditshmeri. Arjan Macimbro (Anëtar Këshilli) tha se të verbërve në Shqipëri i janë shkelur të drejtat, konkretisht ata në periudhën 2005 – 2010 kane kompesime të prapambetura nga ana e shtetit, të cilat janë fituar në rruge gjyqësore por përsëri nuk i janë dhënë perfituesve. Infrastruktura, punësimi i kesaj kategorie shihen pëesëri si problematika nga ana e këshilltarit.

Ndërsa për Vjoleta Stamuli, kryetare e shoqatës së të verberve Korçë pagesa e invaliditetit është tepër e ulët per mbijetesën e përsonave me probleme në shikim,  gjithashtu ajo shtoi se infrastruktra rrugore për të verberit e kategorisë së parë ne Korçë, edhe pse është premtuar përsëri nuk ështe vendosur nga Bashkia e këtij qyteti.

Dita ndërkombëtare e shkopit të bardhë, për komunitetin e personave të verbër është nje ditë sensibilizimi për mbështetjen e personave të vërbër te te gjithë botën. Ndërsa vëtëm në qytetin e Korçës, evidentohen 125 persona të verber.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *