• Korça

Dita e një postieri/ Vështrësitë e profesionit në dimrin e ftohtë të Korçës

Për postierin Vasil Talka dita nis me marrjen e dokumenteve që duhet të shpërndajë e më pas iu drejtohet fshatrave të cilat mbulon. Ai shpërndan postën në 10 fshatra të njësisë Libonik në bashkinë e Maliqit, disa prej të cilave shtrihen në zona malore ku terreni është i vështirë për t’u përshkruar kryesisht tani në dimër kur mbulohen nga bora.

Ai punon si postier pranë Postës Shqiptare prej 5 vitesh. Të gjithëve mund të na ketë ndodhur që të marrim një letër apo pako nga një postier, pa e ditur se çfarë vështirësish mund të hasin në punën e tyre. Vasili na njeh me disa prej tyre.

Vasili në punën e tij duhet të shpërndajë 630 pensione, 315 prej tyre në fshatra malorë si Zboqi, Berasi, Shkoza, Pocesta dhe Kloca, fshat në të cilin ai shpëndan edhe ndihmë ekonomike në 30 familje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *