• Korça

Dita e Komunitetit Egjiptian të Ballkanit/ Takim për të evidentuar problemet që shqetësojnë këtë komunitet

Në kuadër të 24 qershorit, ditës së komunitetit egjiptian të ballkanit është organizuar ditën e sotme një aktivitet me përfaqësues të këtij komuniteti të cilët kanë ndarë shqetësimet e tyre me Drejtorinë e Kujdesit Social Korçë. Problematikat e ngritura nga vetë banorët e këtij komuniteti që jetojnë në qytetin e Korçës ishin: punësimi, arsimi, ndihma ekonomike, strehimi dhe të tjera. Ata shprehën shqëtësimin edhe lidhur me proçedurat online, pasi sipas tyre ky komunitet has vështirësi në përdorimin e veprimeve në faqen e-albania apo edhe në aplikime të ndryshme online. Etleva Tare, përfaqësuesja e komunitetit egjiptian u shpreh se ky aktivitet ka si qëllim zgjidhjen e problemeve dhe kërkesave që ata kanë.

E pranishme në aktivitet ishte edhe Mariana Jorgji, drejtore e shërbimit social në Bashkinë Korçë, e cila dëgjoi problematikat e komunitetit egjiptian të pranishëm në takim dhe ndau me ta udhëzimet ku duhet të drejtohen.

Sipas censusit të vitit 2011 në Shqipëri janë rreth 3368 egjiptianë të deklaruar. Ky komunitet është përhapur në qytete të mëdha në Shqipëri si Korça, Tirana, Berati, Gjirokastra etj. 24 qershori shënon ditën kombëtare të egjiptianëve e shënuar në Shqipëri në kujtim të Asamblesë së parë të egjiptianëve të mbledhur në vitin 1990 në Ohër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *