9 shkurti shënon ditën ndërkombëtare të gjuhës greke. Në këtë kuadër, gjimnazi “Platon” në bashkëpunim me Universitetin e Korçës “Fan S.Noli” ka zhvilluar një aktivitet për promovimin e gjuhës dhe kulturës së vendit fqinj dhe rëndësinë që ka ajo si një urë lidhëse mes popujve.
Në këtë aktivitet mori pjesë Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Greqisë në Korçë.
Aktiviteti vijoi më pas me referime nga pedagogë grekë dhe ata të Universitetit të Korçës, mbi rëndësinë e kësaj gjuhe krahas gjuhëve të tjera në botë si dhe me një program artistik të përgatitur nga nxënësit e këtij gjimnazi. 9 shkurti Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Greke.