111 vjet më parë vendi ynë u shpall i pavarur nga Kuvendi i Vlorës në 28 nëntor 1912, duke shënuar një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit dhe përpjekjeve për të mbrojtur atdheun e për të formuar shtetin e pavarur. Në nder të kësaj dite që shënoi një kthesë historike, janë mbajtur homazhe në qendër të qytetit, tek monumenti i Luftëtarit Kombëtar. Të shoqëruar nga muzika e ekzekutuar nga banda frymore e qytetit, autoritetet vendore si dhe përfaqësues të forcave politike e fetare, kanë vendosur buqeta me lule tek memoriali. Ka nderuar fillimisht Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, më pas Prefekti i Qarkut Korçë Nertil Jole, Nënkryetarja e bashkisë Korçë Benila Themeli, Deputetët e Qarkut, Komiteti i Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, Organizata e Veteranëve të Luftës, Komanda e mbështetjes rajonale, drejtoria vendore e policisë, Kryetari i Këshillit të Qarkut Erion Nexhipi, Universiteti “Fan S.Noli”, Shoqata e ish të përndjekurve politikë, Kryetarja e Këshillit Bashkiak Ana Verushi, përfaqësues të forcave politike si dhe besimeve të ndryshme fetare. Njëkohësisht në këtë ditë shënohet edhe përvjetori i 91-të i përurimit të monumentit të Luftëtarit Kombëtar, një kryevepër punuar nga skulptori i shquar shqiptar Odise Paskali, i cili ndodhet në qendër të qytetit të Korçës.
- Korça
Dita e Flamurit/ Aktivitet përkujtimor në 111-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

Korça
Më shumë
- Korça
Panair me materiale të riciklueshme/ Nxënësit e shkollës “Isuf Dalipi”...

- Korça
Romani “Shitësja e ëmbëlsirave”/ Promovohet në universitet libri i aut...

- Korça
110 vjet nga lindja e Vangjush Tushit/ Përkujtojmë piktorin emblematik...

- Korça