Në këtë ditë të rinj vullnetarë i janë bashkuar fushatës së Kovave blu nga Organizata Dorkas Albania duke çuar tek të moshuar të vetmuar, kova me ushqime.
Për këta të moshuar, është shum e rëndësishme ndihma që iu ofrohet në këtë prag festash.
Menaxherja e programit Kids në Dorkas Albania, Zhaneta Zaimaj u bën apel të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen kësaj nisme.
Kjo fushatë vijon deri në fund të dhjetorit dhe të gjithë që dëshirojnë mund të dhurojnë edhe përmes internetit, duke klikuar në ëeb-sitin e Dorkas Albania.