Dita Botërore e Ujit e cila organizohet çdo vit në 22 Mars ka si qëllim të rrisë ndërgjegjësimin dhe të frymëzojë veprime për të trajtuar krizën e ujit dhe kanalizimeve. Në kuadër të kësaj dite me sloganin “Mos e shpërdoroni ujin” Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Korçë, ka zhvilluar një fushatë ndërgjegjësuese, në zonën këmbësore të qytetit, në lidhje me rëndësinë e ujit dhe kujdesin që duhet treguar në mënyrën e menaxhimit të tij.
Prej vitit 2003 falë një investimi të madh qyteti i Korçës ka 24 orë ujë të pijëshëm, duke ofruar siguri, qëndrueshmëri dhe garanci për qytetarët të cilët shprehen të kënaqur për këtë shërbim.
Prej 20 vitesh Korça është një qytet model sa i përket shërbimit të furnizimit më ujë të pijshëm, duke u siguruar qytetarëve ujë 24 orë. Me rajonalizimin e Shoqërisë së Ujësjellës Kanalizime synimi është që ky model të shtrihet edhe tek njësitë e tjera.