Dita Botërore e Riciklimit është festuar në Korçë me anë të një aktiviteti të quajtur “Kthejmë mbeturinat në art”. Fëmijët që ndjekin kurset pranë Qytezës së fëmijëve por edhe të tjerë fëmijë të shkollave kanë organizuar një sfilatë duke përdorur si veshje materiale të riciklueshme, për të treguar se duhet ti shohim mbetjet në një këndvështrim të ri.
Në këtë aktivitet ka qenë e ftuar edhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro e cila vlerësoi administrimin e mbetjeve në qarkun e Korçës.
Aktiviteti ka kulmuar me shpalljen e tre fituesve për produktet më të mira të krijuara me materiale të riciklueshme.