• Korça

Dita Botërore e Radios. 85 vjet më parë nisën transmetimet radiofonike në Shqipëri, Radio Korça ndër të parat

13 Shkurti shënon ditën botërore të Radios. Në këtë datë të vitit 1946, Kombet e Bashkuara themeluan Radion zyrtare. Teknologjia e Radios nisi fillimisht si një Ttelegraf Wireless” ndërsa më vonë do të përdorej për transmetim programesh. Në Shqipëri, transmetimet radiofonike kanë nisur 88 vite më parë ndërsa ndër radiot e para ka qenë edhe Radio Korça. Radioja e parë Shqiptare u themelua më 28 Nëntor 1938 gjatë një ceremonie në të cilën mori pjesë Mbreti Zog ku inauguroi stacionin e parë radiofonik në Shqipëri. Ajo mori emrin Radio Tirana dhe stacioni kishte fuqi prej 3 kilovat. Transmetimet e para u bënë nga salla e Bashkisë së Tiranës. Në Prill të 1940 filluan transmetimet e para me valë të shkurtra. Radio Tirana sot është një kompleks i organizuar që bën mbulim ndërkombëtar. Ndërsa pas pak kohësh, u çel edhe Radio Korça. Fillimet e veta i pati pas viteve 80 dhe punonjësit e saj të apasionuar, të dashuruar pas saj, sollën një larmishmëri emisionesh të transmetuara në atë kohë. Dita botërore e radios ka për qëllim që të kujtojë fuqinë unike të saj, në funksion të promovimit të qasjes në Informacion dhe lirisë së shprehjes, si edhe ta promovojë atë. Por me kalimin e kohës, edhe mediume të tjera komunikimi nisën të përdoren masivisht, megjithatë qytetarët korçarë, vijojnë të përdorin radion për t’u informuar por edhe argëtuar

“Në radio dëgjojmë muzikën edhe sportin. Është shumë më e lehtë të përdorim radion se me të jemi lindur”

“Unë jetoj në Gjermani dhe e përdor tepër radion për t’u informuar mbi të rejat e fundit dhe aktualitetin. Edhe pse është një medium i vjetër, ai përdoret tepër”

“Radion e përdor, dëgjoj lajmet dhe muzikë”, janë shprehur qytetarët

Në mikrofonin e Radio Korçës kanë kaluar zëra nga më të njohurit në Korçë si Andon Mara, Doloreza Sinica, Rafail Stavre, Natasha Mandra, Donika Tele, Irena Karamelo, etj. Sot kjo radio vijon transmetimet në frekuencën 89.5 Mhz dhe ka një larmishmëri emisionesh sportive, informative, edukative dhe kulturore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *