20 tetori shënon ditën botërore të Osteoporozës cila vjen si një ditë informimi dhe ndërgjegjësimi për parandalimin e kësaj sëmundje të quajtur “epidemia e heshtur”. Personat që preken më tepër nga kjo sëmundje janë gratë pas periudhës së menopauzës si shkak i ndryshimeve hormonale të pësuara. Sipas mjekut rheumatolog Mikel Jordhani osteoporoza në fillim nuk ka simptoma specifike ndërsa kur avancon shprehet me dhimbje shpine, fraktura në rast traumash minimale dhe shkurtim në gjatësi e kërrusje të pacientit. Mjeku rekomandon kryerjen e depistimit me anë të DXA kryesisht të grave pas menopauzës, pacientëve që përdorin kortizon me doza të larta, grave që kanë bërë histerektomi apo pacientëve që kanë vuajtur nga fraktura të ndryshme. Ndërsa tek personat që vuajnë nga osteoporoza kontroll 1 herë në vit dhe tashmë ky depistim ofrohet në poliklinikën e qytetit që prej fillimit të këtij viti.
Sipas mjekut Jordhani në poliklinikën e Korçës kryhen çdo ditë rreth 30 ekzaminime, prej të cilave 60% e pacientëve diagnostikohen me osteoporozë. Për parandalimin e saj rekomandohet marrja e suplementeve të kalciumit dhe vitamines D3, magnezit, ndjekja e një diete të shëndetshme ushqimore. si dhe domosdoshmërisht ekspozimi në diell.