Loreta Samara është një mësuese e pasionuar e gjuhë letërsisë e cila për 25 vite rresht ka dhënë mësim në një prej shkollave elitare të qytetit të Korçës, në shkollën Stavri Themeli. Sot në ditën Botërore të Mësuesit ajo u rikthye edhe njëherë pas çerek shekulli në shkollën e dashur duke parë dhe prekur nga afër jo vetëm ndryshimet që ka pësuar gjatë viteve, por duke ndjerë siç shprehet edhe vetë, të njëjtat emocione si në ditën e saj të parë të punës.
Prej 22 vitesh mësuese Loreta ka dalë në pension, por pasioni dhe dëshira për mësimdhënien nuk i është larguar asnjëherë. Ajo sot 78 vjeçe kujton me mall kohën kur ka shërbyer në arsim, kohë që për të ka qenë më e bukura në jetë.
Në koridoret e shkollës takuam një mësuese të edukimit fizik e cila dikur ka qenë nxënëse e mësuese Loretës. Nevila Jorgji nuk nguron të shprehë emocionet e këtij takimi.
Dashurinë për profesionin e bukur të mësuesit Loreta Samara e ka shprehur edhe njëherë sot teksa mori pjesë në një orë mësimi, duke bërë për vete ashtu siç di ajo, nxënësit e klasës së pestë të shkollës Stavri Themeli. Samara ka edhe një thirrje për nxënësit e studentët të cilët janë ende duke u regjistruar në fakultete.
Si një mësuese e pasionuar e gjuhës Loreta Samara nuk harron të theksojë rëndësinë e drejtshkrimit dhe drejtshqiptimit të gjuhës shqipe.
Një mësues i mirë është një mësues i dashuruar me profesionin e vet, një ndjesi kjo që Samara e uron për të gjithë mësuesit e ditëve tona.
Teksa largohet nga shkolla Stavri Themeli mësuese Loreta merr me vete mjaft emocione të bukura, ndërsa premton se do të rikthehet për një orë mësimi letërsie me nxënësit e klasave të nënta.