3 maji shënon ditën botërore të lirisë së shtypit. Dita e sotme vjen si një ditë reflektimi për të gjithë personat e angazhuar në media, mbi sfidat e tyre për të garantuar lirinë si dhe në të bërit e një gazetarie profesionale e brenda normave etike. Disa prej gazetarëve më me përvojë në qytetin e Korçës, kanë përcjellë mesazhet e tyre në këtë ditë të rëndësishme për këtë profesion.
Ndër gazetarët më të vjetër, që kanë dhënë kontributin e tyre në informimin e publikut përmes ekranit të RTSH Korçës janë Dhimitër Llogori, Artur Zonja, Dhimitër Dhimitri, Donika Tele, Irena Karamelo, Vehbi Furxhi, Natasha Mandre, Ornela Dollaku, Anila Jole, Skënder Demolli, Benila Tërova, Brikela Qelemeni, etj.