• Korça

Dita Botërore e Hemofilisë/ Fushatë sensibilizuese për ndërgjegjësimin e qytetarëve të Korçës

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Korçë ka zhvilluar një aktivitet sensibilizues për komunitetin në kuadër të Ditës Botërore të Hemofilisë, e cila ka për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për hemofilinë dhe çrregullime të tjera të gjakut, ditë që gjithashtu shërben për të tërhequr sa më shumë dhurues vullnetarë të gjakut. Gjatë këtij aktiviteti është ofruar matja e tensionit arterial, oksigjenit dhe glicemisë falas për kalimtarët e rastit. Njëkohësisht janë shpërndarë edhe broshura informuese.

Kryesisht kanë qënë të moshuarit ata që janë ndalur pranë çadrës së ngritur tek sheshi para teatrit të qytetit të Korçës. Ata thonë se i kushtojnë rëndësi shëndetit të tyre, duke kryer vizita të rregullta tek mjekët dhe duke kryer në mënyrë të vazhdueshme analiza.

Dita Botërore e Hemofilisë është një kremtim ndërkombëtar që mbahet çdo vit më 17 prill në nder të datëlindjes së themeluesit të Federatës Botërore të Hemofilisë. Qëllimi i kësaj dite është për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me hemofilinë dhe për të rritur mundësinë e trajtimeve për këtë sëmundje në mbarë botën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *