Është zhvilluar ceremonia e diplomimit të studentëve të katër fakulteteve të universitetit “Fan Stiljan Noli” në Korçë. Për rektorin e këtij universiteti Prof. Dr. Dhimitri Bello, ky vit akademik ka qënë një vit i vështirë por i suksesshëm, duke vënë theksin tek ndërkombëtarizimi dhe profilizimi i këtij institucioni të arsimit të lartë.
Në këtë ceremoni kanë përshëndetur edhe drejtues të institucioneve vendore.
Në ceremoninë e diplomimit u nderuan me “Medalje të Artë” 3 studentë, 13 studentë u vlerësuan si “Studentë të Shkëlqyer” dhe mbi 100 studentë të tjerë që mbaruan me mesatare mbi 8.5 shënuan emrat e tyre në Librin e Nderit të këtij Univeristeti. Këtë vit akademik përfunduan studimet rreth 900 studentë në të gjitha programet e studimit.