• Raportime

Disa aksidente në 1 javë në Qarkun e Korçës, rriten kontrollet nga policia rrugore

Disa aksidente rrugore janë shënuar në qarkun e Korçës vetëm gjatë kësaj jave. Shifra bëhet e ditur nga burime zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë në Korçë, sipas të cilave java e parë e shtatorit ka regjistruar aksidente të cilat kanë qenë e me pasoja në jetë njerëzore e për këtë arsye, janë instensifikuar kontrollet në të gjitha akset.

Të njejtat burime bëjnë të ditur se jnë arrstuar në flagrancë 2 shtetas të cilët drejtonin automjetin në mënyrë të parregullt si dhe është proceduar në gjendje të lirë një person. Në total janë vendosur 642 masa administrative  prej të cilave për parkim i gabuar 54 të tilla, 16 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit, ka pasur 2 pezullime patentash, 3 masa të tjera janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe 567 masa janë vendosur për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Lidhur me këtë situatë policia rrugore e Korçës ka shtuar kontrollet në çdo aks gjatë sezonit veror, kryesisht në rrugët nacionale ku qarkullimi është më i madh, por edhe në akset e tjera rrugore për të parandaluar aksidentet dhe për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se kontrollet kryhen gjatë 24 orëve me patrulla të lëvizshme të pajisura me radarë e dragera, për të bërë të mundur ndalimin e çdo drejtuesi mjeti që shkel rregullat e qarkullimit rrugor duke u kthyer në burim aksidentesh si dhe në një rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *