• Korça

Dimërimi i bletëve/ Bletërritësit të kenë në vëmendje fuqizimin e kolonisë pas daljes nga dimërimi

Bletërritësit e Qarkut Korçë tashmë kanë bërë gati bletët për dimërim. Ata i kanë mbyllur ato në koshere ndërsa një kujdes i veçantë është treguar për trajtimin e sëmundjeve përpara këtij procesi, në mënyrë që kur të dalin nga dimërimi të jenë të pastra dhe të mos kenë humbje në mizë bën me dije Kledian Kosturi, Kryetar i Shoqatës së Bletërritësve në Korçë.

Kosturi thotë se prodhimi i këtij viti ishte i mbarë.

Në Qarkun e Korçës numërohen 52 mijë familje blete ndërsa është Bashkia e Korçës dhe e Maliqit që ka numrin më të lartë të bletërritësve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *