Mundësitë e shumta që ofrojnë institucionet e arsimit të lartë në vendin tonë, sa i përket larmishmërisë së programeve të studimit dhe rritjes së cilësisë në arsimin e lartë, ka bërë që vit pas viti të rritet numri i maturantëve që zgjedhin të studiojnë në universitetet shqiptare, krahasuar me ata që i drejtohen universiteteve ndërkombëtare. Maturantët e Korçës shprehen se një pjesë e bashkëmoshatarëve të tyre kanë zgjedhur të studiojnë jashtë, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre duan të vazhdojnë studimet e larta në universitetin e Korçës ose në kryeqytet.
Vetëm në Zyrën Vendore Arsimore Korçë këtë vit janë mbi 800 maturantë, të cilët tashmë kanë zgjedhur lëndët të cilat do i japin si provim me zgjedhje, përmes plotësimit të formulatir A1, që i orienton ata drejt universiteteve që synojnë dhe degën për të cilën duan të studiojnë.