Një tjetër makinë është djegur mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës. Sipas dyshimeve të para nga policia e Korçës, djegia e automjetit mund të ketë qënë aksidentale.
“Më datë 26.04.2023, rreth orës 06:55, në lagjen nr. 14, rruga “Partizani”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. Sh., i cili ka qenë i parkuar në rrugë. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Nga të dhënat paraprake dhe këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (defekt në motor). Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit”.