• Korça

Dhurimi vullnetar i gjakut, autoritetet bëjnë thirrje për më shumë kontribute

Dhurimet vullnetare të gjakut kanë qenë thuajse në të njejtat nivele krahasuar me një vit më parë. Pjesa më e madhe e nevojave për gjak mbulohet me anë të një sasie që japin familjarët e pacientëve në raste të ndryshme kirurgjikale bën me dije mjekja Viola Furxhi ndërsa shton se pozitiv është fakti se vihet re një rritje e dhuruesve vullnetarë të rregullt.

Apelit për dhurim vullnetar të gjakut i janë përgjigjur edhe një sërë institucionesh duke përfshirë dhe ato arsimore.

Edhe nga vetë banorët e Korçës vjen një apel për rritjen e ndërgjegjësimit për të dhuruar gjak vullnetarisht.

Përgjatë këtij viti janë shënuar rreth 270 dhurime vullnetare pranë bankës së gjakut në Spitalin Rajonal të Korçës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *